Aktualitet

Me 225 km/h në Fier-Vlorë, reperi i njohur: Provojeni në Serbi ose Malin e Zi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:17 - 21/07/21 |
mapo.al

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka reaguar pasi dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri sepse po lëviznin me makina luksoze me 225 km në orë, në autostradën Fier-Vlorë.






Prelvukaj i cili jeton në Prishtinë, në një shkrim në Facebook shprehet se dy personat që u raportua se makinat i kishin marrë me qira në Zvicër duhet të dërgohen për kontroll mjekësore, të shikohet nëse janë normalë.


“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, thotë ai.

Lexo edhe :  Mjeti më i shpejtë në tokë, Kina prodhon trenin me shpejtësi 600 km/h




“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.





LEXO EDHE: 

Lamborghini dhe BMW gara shpejtësie me 225 km/h në Fier-Vlorë, ndalohen/ VIDEO

380


Etiketa: , , , , , ,

Pas