Në seancën plenare të 30 korrikut merr përgjigje me votë kërkesa e opozitës në Kuvend lidhur me ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Në mbledhjen e parë, ku Këshilli i Legjislacionit do të zhvillojnë seanca dëgjimore me përfaqësuesit e shoqërisë civile, botës akademike, institucioneve shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë, Myslim Murrizi në emër të 29 deputetëve firmëtarë kërkoi hapjen e listave, prag prej 5% dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Murrizi: Nëse shkojmë drejt listave të hapura e kufizojmë mundësinë për të pasur koalicione të këtij lloji që ka pasur deri tani faktori politik shqiptar në tre palë zgjedhje. Mbi 73 parti kurrë nuk e kanë kaluar pragun 1%.
Edhe pse vetë e ka firmosur projektligjin, deputeti i opozitës së re Edmond Stojku e ka të qartë që pragu prej 5% nuk i jep atij asnjë shans për të hyrë sërish në Parlament.
Stojku: Nuk jemi dakord me pragun 5%, jemi dakord me pragun natyral.
Duke e cilësuar ndryshimin e sistemit si një epokë të re pas tranzicionit, për deputetët që zunë karriget bosh pasi dogjën mandatet PD dhe LSI, kjo periudhë është rëndësishme për ta.
Hajdari: Rishikimi i Kushtetutës është një moment historik. Jo për çdo gjë në atë kërkesë jemi dakord si grup demokrat. I kemi votat, se plotësojmë 94.