Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit ka vendosur të shtyjë dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Seanca e radhës do të zhvillohet më datën 4 shkurt ora 13:00. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dënimin me 12 vite burg.
“S’kam rrugë tjetër pres vendimin, kam pritur 4 vite, do pres”, tha Tahiri.
Kujtojmë që Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.
Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.