Aktualitet

Me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 31-vjeçari, një në kërkim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 14/09/21 |
mapo.al

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për dhënie ndihme emigrantëve të paligjshëm.






Policia e Lezhës bën me dije se në pranga ka rënë E.P., dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij 18 vjeçari F.D.


E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, të marrë me qira nga F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.







Njoftimi i plotë
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.



Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.



Gjithashtu, shpallet në kërkim policor 18-vjeçari që kishte marrë me qira mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Volksëagen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër

-E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

6


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas