Aktualitet

Me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 19/09/21 |
mapo.al

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.






Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete.


Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Cekaj, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 7 fishekë.







Njoftimi i policisë:



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.



Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit, poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

3


Etiketa: , , ,

Pas