Një tjetër qytetar që ka tentuar të fotografojë votën, është pikasur në një qendër votimi në Vlorë.
Incidenti ka ndodhur pranë shkollës Industriale, ndërsa është denoncuar nga anëtarët e Komisionit.
Ndaj personit në fjalë rëndon tashmë akuza për veprën penale “krim zgjedhor”.
Risjellim në vëmendje se paraditen e sotme, tre raste të ngjashme janë regjistruar konkretisht në Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë.
Policia ka reaguar vetëm për rastin në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari me inicialet G.S. është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXO EDHE:
Me celularë për të fotografuar votën, pezullohet votimi në 3 qendra
*Fotografia, ilustruese