Presidenti Ilir Meta ka vendosur që këtë të diel ta shfrytëzojë duke u takuar me të rinj.
Ai ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto me tre djem, krahas së cilës shkruan: Një paradite frymëzuese me çunat e Saukut.
Risjellim në vëmendje se presidenti Meta ka nisur takimet me qytetarët në zona të ndryshme të vendit, ku nuk mungojnë thirrjet për të votuar më 25 prill, si e vetmja zgjidhje ndaj korrupsionit galopant të qeverisë.