Boksieri lezhjanë, Jurgen Uldedaj ka bërë një ndeshje të mrekullueshme mbrëmjen e së shtunës në Magdenbug të Gjermanisë. 21-vjeçari shqiptar u shpall kampion në koategorinë ‘Junior WBC’ pasi mposhti boksierin polak Krzisztof Tvardovski me rezultat të përgjithshëm 97-93 pikë. Kjo sfidë u bë me 10 raunde. Uldedaj ishte superior në të shumtën e kohës. Megjithëse u kurorzua kampion, kjo sfidë nuk ishte shumë e lehtë për Uldedaj, pasi në fund të ndeshjes ai tha: “Kam thyer dorën time të djathtë”.