Një modele çeke është dënuar me tetë vite e tetë muaj burg dhe me një gjobë prej 8 mijë dollarësh në Pakistan, pasi akuzohet për posedim droge. Tereza Hluskova, 22 vjeçe, u dënua nga një gjykatë në qytetin lindor Lahore, kryeqyteti i provincës Punjab.
Sipas gjykatës pakistaneze, Hluskova u arrestua në zotërim të 8,5 kg heroinë në janar të vitit 2018 në aeroportin e Lahores, nga ku po shkonte drejt Irlandës nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.