Modelja e njohur Emina Çunmulaj ka rrëfyer së fundmi se i mungon me të vërtetë e ëma, e cila u largua nga kjo jetë përpara gjashtë viteve. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Çunmulaj është shprehur se nëse e ëma do të ishte ende gjallë, do të ishte vërtetë krenare për mënyrën se si po i rrit vajzat, pasi çdo gjë e ka mësuar nga ajo.
“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj, sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty.
Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe s’e ke idenë sa do të doja të më shikoje. E di që do të ishe krenare, për faktin se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. Çdo gjë e kam mësuar nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar gjashtë vite, duket sikur ndodhi dje!”-ka shkruar Emina Çunmulaj.
Risjellim në vëmendje se modelja shqiptare jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është martuar dhe ka krijuar familjen me miliarderin dhe filantropistin iranian Sam Nazarian.