Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi iu zbuluan dy mina me telekomandë, të cilat do shishteshin kundrejt një çmimi prej 6 mijë euro.
Mësohet se arrestimi i të riut, erdhi në kuadër të operacionit “Parandalimi”, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eluar Thaçi, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Th., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.