fbpx

ShowBizz

“Me fat”/ Pasi e krahasoi me diellin, Arbana flet hapur për Eduartin





               Publikuar në : 12:14 - 22/04/19 |
mapo.al

Pas një kohe relativisht të gjatë që po diskutohet për një romancë midis tyre, Arbana Osmani është shprehur publikisht mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” për regjisorin Eduart Grishajn. Pasi ky  i fundit u përmend nga e ftuara speciale e puntatës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka ardhur edhe një pohim nga ana e moderatores.


“Dua të falenderoj regjisorin më të mirë, Eduart Grishajn për realizimin e klipit të këngës “Sekreti im”. Ai është përfundimisht regjisori i së ardhmes”- u shpreh Xhensila. “E vërtetë, jemi me fat që e kemi tonin”– tha Arbana, duke rikonfirmuar kështu akoma edhe më shumë ekzistencën e lidhjes së tyre të dashurisë.



Risjellim në vëmendje se vetëm para pak ditësh, çifti i përfolur nuk u kursyen me fjalë romantike nëpër llogaritë e tyre personale në rrjetin social “Instagram”, duke krahasuar njëri-tjetrin me diellin.


 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas