ShowBizz

Me fjalët e ëmbla, Popi forcon dyshimet se është partneri i Arilenës






               Publikuar në : 13:22 - 17/07/19 |
mapo.al

Arilena Ara feston sot 21 vjetorin e lindjes dhe në vazhdën e urimeve të shumta u pikas edhe ai menaxherit të saj Popi Kola, që dyshohet më shumë se kurrë se është njëkohësisht i dashuri.


“Gëzuar ditëlindjen Kido! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë sime! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë janë duke ardhur, bashkë, përgjithmonë, vetëm”-ka shkruar Popi krahas fotos së postuar në rrjetin social “Instagram” ku shihet përkrah Arilenës.

Kjo e fundit nuk ka vonuar për ta rispostuar në llogarinë e saj. “Çdo gjë”-ka shkruar Arilena përkrah urimit.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja ekspresive gjendet në Amerikë për të punuar rreth këngës me të cilën do të përfaqësohet në Festivalin e Këngës.


Etiketa: ,

Pas