Trajneri Edi Reja dhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj dolën në konferencën për shtyp që parapriu ndeshjen me Moldavinë. Mbrojtësi shkodran që aktivizohet te Napoli i la të gjithë pa fjalë me orën të cilën mbante në dorë. Nuk ishte aksesor i zakonshëm, por një orë që vlen plot 190 mijë $, orë e markës zvicerane “Audemars Piguet”, e zbukuruar me flori të bardhë dhe diamante.