Aktualitet

Me fotot më romantike, Eros Grezda i uron ditëlindjen Oriola Marashit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 18/03/21 |
mapo.al

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Së fundmi, futbollisti ka publikuar në InstaStory një kolazh fotosh me momentet më të bukura të kaluara me modelen, ku i uron asaj ditëlindjen.






“Urime ditëlindjen, të dua”, shkruan Eros Grezda.








Kujtojmë se ata e pritën larg njëri-tjetrit ndërrimin e viteve por gjithsesi nuk na i kursyen disa dedikime shumë të ëmbla.
Teksa ndanë nga një foto që nuk e kishim parë më herët, futbollisti dhe modelja kanë hapur zemrën për njëri-tjetrin duke thurur fjalët më të bukura të mundshme.




Eros ndau i pari një foto krah Oriolës ku shihen të dy të veshur mjaft elegant, duke shkruar:



“2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!

Nga ana tjetër, Oriola ka ndarë një foto ku shihen të dy në avion, duke parë një film e të kapur përdore. “Gëzuar Vitin e ri @erosgrezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!” -shkroi modelja krah fotos.

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas