Aktualitet

Me helikopterë dhe qen policorë, Italia në kërkim të bossit të Cosa Nostra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 01/10/21 |
mapo.al

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 Tetor) me urdhër të Prokurorisë së Antimafies italiane, autoritetet italiane kanë nisur operacionin për të kapur bosin e mafies siciliane Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.






I shpallur në kërkim qysh prej vitit 1993, ai konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm e më të kërkuar në botë.


Matteo Messina Denaro është nga bosat në të fuqishëm të mafies siciliane që drejton klanin e Catelvetranos e kontrollon provincat e Trapani, Agrigento e Palermo.







Operacioni i mëngjesit të sotëm po ekzekutohet nga autoritetet e antikrimit e të policisë së Trapanit dhe janë kryer me dhjetëra kontrolle banesash në zonën Valle Delle Belice e pozicionuar mes Trapanit, Palermos e Agrigentos.




Zona po kontrollohet nga helikopterë të repartit ajror të Palermos e nga trupa speciale të pajisura më instrumente të specializuar e shoqëruar skuadrën e qenve policorë.

Lexo edhe :  Mungesë të fuqisë punëtore, Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë


Në kontroll janë vënë mjaft banesa në komunat Castelvetrano, Campobello di Mazara, Santa Ninfa, Partanna, Mazara del Vallo, Santa Margherita Belice e Roccamena e persona në lidhje me bosin mafioz, me të kaluar kriminale e pranë familjeve mafioze trapaneze e agrigjentine.

1


Etiketa: , ,

Pas