ShowBizz

“Më hoqi emrin nga filmi”/ Grimierja rrëfen ngacmimin seksual





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 15/05/19 |
mapo.al

Grimierja Pranvera Metolli, e cila njihet si ish e fejuara e aktorit të humorit Rezart Veleshnja, ka rrëfyer së fundmi një rast të ngacmimit seksual, të ndodhur gjatë xhirimeve të një filmi shqiptar.


E ftuar në emisionin “Trokit”, Pranvera tregoi pa përmendur emër sesi një regjisor ia kishte hequr emrin nga kreditet e filmit vetëm për faktin se nuk i ishte përgjigjur ngacmimeve të tij.


“Do kisha dashur me shpirt të përmendja emra, por që nuk dua t’i prish punë askujt. Kam patur një rast, pagesën e mora, por emri im nuk ka qenë në film për disa arsye personale. Edhe kur e pyeta, më tha: Ua më fal, kam harruar”- rrëfeu grimierja.  “Ata që po e dëgjojnë, e dinë shumë mirë se për kë po flas”-vijoi më tej ajo.


Pranvera Metolli njihet për transformimet ekstreme të personazheve, si dhe për realizimin e grimit të disa nga skenave më të sikletshme horror të filmit shqiptar “Bloobband”, ku personazhet janë kanibalë.


 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas