Modelja e fitnesit, Dorina Mema ka trajnuar në palestrën e saj shumë personazhe publike, ndër ta dhe Kejvina Kthellën. Por ajo është shprehur se nuk do donte që Kejvina të rikthehej sërish në palestër sepse i huton klientët.
Këtë e bëri të ditur në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku përball zgjedhjes mes Lei Krajës dhe Kejvinës ajo preferoi moderatoren sportive.
“Kejvinën e kam stërvitur, nuk e marr se huton palestrën. Nuk e marr se më huton klientët. E dua, e duan vërtet Kejvinën e duan. Kejvinën e kam stërvitur, është në Amerikë. Le ta lemë në Amerikë, në hollivud,”- është shprehur Dorina.
Këtë pjesë nga intervista e ka postuar dhe bukuroshja Kejvina, e cila në nota humori shkruan “Iku Kevi”.