Safet Rustemi, i njohur dhe ndryshe si Safet Bajri, është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë, që sipas mediave belge ka gjetur strehim në Shqipëri.
Mediat shkojnë më tej në konkluzionin e tyre, duke thënë se ai ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha.
Ndërkohë i kontaktuar nga Fax News deputeti Luan Harusha u shpreh se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër po në burg.
Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin, që është shpallur më i kërkuari në Belgjikë, po ai nuk mban përgjegjësi për aktivitetin që ai ka kryer në vende të tjera europiane.
Armela Ferko: Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?
Deputeti Harusha: Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai s’ka qenë fare në zgjedhje.
Armela Ferko: Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës?
Deputeti Harusha: Jo, ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë.
Armela Ferko: Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?
Deputeti Harusha: Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.
http://www.mapo.al/mediat-belge-kumbari-shqiptar-ndihmohet-nga-deputeti-i-ps-se/