Me Icardin në formacion, Interi fiton bindshëm ndaj Genoas

Me rezultat 4-0, Interi ka fituar si mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së 30-të në Kampionatin Italian. Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të  takimit nga zikaltërit me anë të Roberto Gagliardinit, i cili u asistua nga Kwadwo Asamoah. Në minutën e 40-të u akordua penallti në favor të zikaltërve, ndërsa përgjegjësinë e mori i rikthyeri Mauro Icardi, i cili rezultoi i saktë.

Ivan Perisic e shënoi golin e tretë në pjesën e dytë (54′). Gagliardini e vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje me golin e dytë personal në këtë takim (81′). Interi është i treti në tabelë me katër pikë më shumë se Milani që ndodhet një vend më poshtë, kurse Genoa vazhdon të qëndrojë larg zonës së rrezikut. Në xhiron e radhës, zikaltërit luajnë kundër Atalantas, kurse Genoa udhëton te Napoli.

 



JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.