ShowBizz

“Më ikën lekët”/ Aktorja e humorit rrëfen vështirësitë me një rol





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 18/06/19 |
mapo.al

Aktorja e humorit në spektaklin “Portokalli”, Delinda Disha ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Thumb” vështirësitë që ka kaluar në lidhje me një rol të sajin, me të cilin edhe është spikatur nga publiku. Ajo u shpreh se pedagogia e saj e Psikologjisë nuk e ka mirëpritur aspak imitimin që i ka bërë dhe se ishte pikërisht ajo arsyeja se përse ky personazh nuk u vendos më në skenën e “Portokalli”. Disha u shpreh me keqardhje se ky vendim i marrë, i ndikoi në të ardhura.


“Unë sapo fillova në “Portokalli” kam bërë një socioterapiste, një personazh. Isha e njohur në rrethin tonë artistik sepse unë imitoja një pedagoge tonën të Psikologjisë. Zysha u mërzit në fakt, u mërzit shumë. Nuk donte që ta vazhdoja! Po fakti që më mori prapë në telefon, ne u takuam, pimë kafe.


Unë kam marrëdhënie shumë të mira tani. Ishte një dëshirë e saj që mos të vazhdonte më ky personazh. Pavarësisht se mua më ikën lekët. Ishte vetëm një dalje e parë në fillim të sezonit, kur unë kam hyrë në “Portokalli””- është shprehur Delinda Disha.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas