Aktualitet

“Më jep 500 euro se të thera” – Arrestohet shqiptari në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 04/07/21 |
mapo.al

Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar në Varese, së bashku me një tjetër të ri të Tunizia.






Të dy personat, akuzohen për zhvatje. Mediat italiane shkruajnë se ‘pre’ e zhvatjes së tyre ka rënë një i ri italian. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, prej kohësh kontaktonte në celular të riun italian dhe i kërkonte para.


Në të kundërt, ai e kërcënonte se do ta vriste.







Preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve.
Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa ditë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.



Shqiptari dhe shoku i tij kishin mënjanuar në një cep italianin dhe i kërkonin 500 euro, ndryshe do ta thernin me thikë. Por fatmirësisht ngjarja u pikas nga një patrullë policie, e cila ndërhyri dhe prangosi dy të rinjtë, të dy me precedentë të mëparshëm.

Lexo edhe :  Itali/ Vaksina me detyrim për të gjithë të punësuarit në publik dhe privat


Gjatë kontrolleve të policisë, shqiptarit iu gjet një thikë kuzhine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material, shkruajnë mediat italiane.

Nga kontrolli i shqiptarit rezultoi se ai në të vërtetë kishte një thikë kuzhine me vete.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas