Aktualitet

”Më jep fanellën e…motrës”/ Materazi zbulon të vërtetën e incidentit me Zidane





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 04/05/20 |
mapo.al

Të shumta kanë qenë diskutimet për shumë vite, në lidhje me incidentin e ndodhur në finalen e Botërorit 2006 mes Francës dhe Italisë, kur Zinedine Zidan goditi me kokë Marko Materazin, duke u ndëshkuar me karton të kuq.


Në një lidhje direkte në Instagram me gazetarin e emisionit italian “Le Iene”, Nikolo De Devitisi, Materazi ka zbuluar të vërtetën e incidentit të bujshëm, duke u shprehur:


”Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment. Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes. Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Gatuzo më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq. Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha fanellën ta jap pastaj, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës’‘.


Finalja e viti 2006 midis Italisë dhe Francës përfundoi në barazim 1-1, por në gjuajtjen e penalltive, Azurët u treguan më të saktë dhe u shpallën kampionë bote.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas