Aktualitet

“Më jep një puthje tamam”/ Pedagogu i Elbasanit mbetet në burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 12/10/19 |
ro ot

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat pedagogun e Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi. Ai u arrestua në mes të shtatorit, pas transmetimit nga emisioni “Stop”, të një video përgjimi ku pedagogu dëgjohej me zë e me figurë duke i kërkuar studentes marrëdhënie intime, në këmbim të notës kaluese në provime.






36-vjeçari Himçi, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Në video-përgjimet e publikuara nga “Stop”, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.





Pjesë nga biseda e përgjuar me kamera të fshehtë:



Profesori-Mirë! Çfarë do ndryshojë? Unë një javë, pastaj një javë pushim unë, kur të vij unë, o jemi takuar 100 herë, se kam kaluar dhe ditë këtu unë. Do më puthësh, edhe ndaje! Po a jo?



Studentja-Shiko çikë! Tani, unë sot s’erdha e papërgatitur.

Profesori-Po një puthje po të kërkoj, se s’të dua asnjë gjë tjetër! Kur të vish e përgatitur pastaj vetë, më thuaj vetë, se s’të them më gjë. Po ma jep një puthje tamam, ta dish, që më ka puth më ka xhan, se kjo tregon, që më ke xhan, kur më puth tamam. Kur më puth ashtu, i bie, që ta jap kështu, për gjynah, për sevap. Mua mos m’i bëj gjerat për sevap! O i bën, se i ndien, o mos i bëj! E thashë! Fola gabim?

Lexo edhe :  Protesta për testin e Matematikës, MASR vendos në favor të maturantëve

Profesori-Nga anët tona i thonë: nuk më do bytha, pa marrë një puthje, nuk e di si e ke ti nga Berati andej, ça anësh, si i thoni..?

Studentja-Shumë vapë këtu, nuk rrihet!

Profesori-Po pra, do më puthësh një çikë?

Studentja-Të puth unë ty? Pse? Apo do të marr për burrë?

Profesori-Po e the dhe njëherë, lëre fare!

Studentja-Hë, se bëj shaka, bëj shaka!

Profesori-Ti, kë puth ashtu, ti më?

Studentja-Ahh, tashi boll!

Profesori-Oouu…

Studentja-Hë tashi! Hajde, hajde, se për Zotin është shumë vapë këtu, nuk po rri dot!

Profesori-Më puth tamam, që të iki! Ti e ke në dorë! O ikën shpejt, o ikën vonë, ti do vonohesh, s’po vonohem unë.

Studentja-Eh, Zot i madh!

Profesori-Është shumë vapë me vërtetë, bjere të puth shpejt e të ikim!

Studentja-E kam seriozisht! Më prishe buzëkuqin! Më prishe buzëkuqin!

Profesori- Ej! Pse nuk më puth tamam?

Studentja-Ooh.., mos më picko!

Profesori-Pse të shikon ndonjë?

Studentja-Profesor! Të lutem shumë! Tregohu profesor!

Profesori-Qysh ia ke kaluar këto ditë?

Studentja-Mirë, mirë!

Studentja-Ore profesor, të thashë edhe njëherë!

Profesori-Po më the edhe njëherë profesor, sinqerisht ne të dy, nuk do kemi më punë bashkë!

Studentja-Po a je profesor ti?! Kam qejf unë, kur të thërras me grada. Ça ke? Është gjë e bukur, mua më pëlqen.

Profesori-Të lutem shumë!

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas