Aktualitet

Me kallashnikov në dorë, policia plagos rojen e parcelës me drogë në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 17/05/21 |
mapo.al

Një person që ruante me kallashnikov kanabisin e mbjellë, ka mbetur i plagosur nga policia pasi dyshohet se do të qëllonte drejt uniformave blu






Blutë e Fierit i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por personi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga unifromat blu, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.


Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë për ta neutralizuar, duke e lënë atë të plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.







Njoftimi i Policisë



Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Lexo edhe :  'Foltorja'/ Mbështetësit dhe kreu i PD në Fier presin ish-kryeministrin Berisha


Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

1


Etiketa: , ,

Pas