Arrestohet kryeplaku i fshatit Seniçan, në Njësinë Administrative Deçan në Gjirokastër. Mësohet se në pranga ka rënë Përparim Çangollari, 65 vjeç, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Pas kontrolli që policia ushtroi në shtëpinë e tij, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 18 fishekë në karikator. Çangollari mbante detyrën e kryeplakut të fshatit.
Mësohet se kanë qenë banorët e këtij fshati ata të cilët kanë njoftuar policinë për armën pa leje që posedonte 65-vjeçari.