Aktualitet

“Më kanë dhënë çmimin Nobel”, Trump përmend me krenari marrëveshjen Kosovë-Serbi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 27/10/20 |
mapo.al

Zgjedhjet elektorale në SHBA pritet të ndodhin javën e ardhshme, më 3 nëntor. Kandidatët kryesorë, Joe Biden dhe presidenti aktual Donald Trump vazhdojnë fushatat e tyre për fitimin e sa më shumë votave amerikane.


Kështu gjatë një tubimi në New Hampshire, Donald Trump ka folur dhe për arritjet e tij gjatë këtij 4-vjeçari në Shtëpinë e Bardhë  duke përmendur dhe marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.


Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se për arritjen e kësaj marrëveshje dy vendet i kanë dhënë atij cmimin Nobel siç ia kanë dhënë edhë për të tjera raste, duke përmendur dhe kontributin e tij në Siri.



Por menjëherë pas këtij lapsusi ai e ka korigjuar duke thënë se kur i referohet çmimit Nobel, do të thojë që e kanë nominuar për Nobel.


Lexo edhe :  Kosovë - 807 raste të reja me koronavirus dhe 14 të vdekur


Ndërkohë kujtojmë se më 4 shtator Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa lanë pezull çështjen e normalizimit politik.


Etiketa: , , ,

Pas