Aktualitet

“Më kanë grabitur tokat” – Votuesi i zhgënjyer i bashkohet PD-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 04/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur sot në zonën e Unazës së Re nga qytetarë të entuziazmuar.






Në mesin e tyre ndodhej edhe një votues i majtë, që nuk ngurroi të fliste për zhgënjimin e tij ndaj qeverisë Rama.


Ai mori premtimin e liderit të opozitës, se qeveria e dalë nga votat më 25 Prill do të jetë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht përkatësive politike.





Bashkëbisedimi: 



Qytetari: Kam qenë një njeri i majtë, por jam totalisht i zhgënjyer nga kjo qeveri. E kam votuar disa herë dhe ka qenë zhgënjim të gjitha herët që e kam votuar, sepse na kanë grabitur pronat. Kemi punuar jashtë shtetit si emigrantë në Itali dhe Greqi. Kemi kërkuar pse s’na legalizojnë, nuk na kanë pritur fare, kështu kush e do shtëpinë dhe Shqipërinë të votojë për Lulzimin.



Lexo edhe :  Kadilli videomesazh për demokratët: Të ofrojmë një projekt të ri politik për PD

Lulzim Basha: Të falënderoj shumë dhe ky  është mesazhi jonë. Me ne fitojnë edhe të majtët edhe të djathtët. Me ne fiton e gjithë Shqipëria. Me 25 vota juaj nuk do të jetë thjesht votë për një parti politike. Do të jetë votë për familjen tuaj,  do të jetë votë për t’i ndëshkuar ata që nuk i mbajtën premtimet dhe për të na dhënë ne mundësinë të korrigjojmë dështimet e këtyre 8 viteve. Ne nuk do t’i ndajmë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë.

 

1


Etiketa: , ,

Pas