Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i pezulluar nga detyra e anëtarit të bordit të Këshillit Mbikqyrës tregoi se familja e tij është kërcënuar njësoj si familja e një tjetër profesori.
“Për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj, me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër”, tha Malaj.
Më tej, Malaj u shpreh se mesazhi për shkarkimin e tij zv.kryeministrit Erion Braçe, i ka mbërritur nga Edi Rama në mes të natës. Ish-ministri socialist tha se në parlament me poezinë e Reshat Arbanës do të rrëfejë se çfarë është duke bërë keq Komisioni i Ekonomisë dhe pse duhet ndaluar sa më shpejt.
“Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj. Jo jo, s’janë të lehta. Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”, tha Malaj.
LEXO EDHE:
Pezullimi nga BSH, Malaj ngre tonet: Shqipëria drejt neodiktaturës