Aktualitet

Me kë e ka? Erik Lloshi thumbon kolegët: Duhen censuruar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 12/08/20 |
mapo.al

Ndoshta nuk e dinit, por Erik Lloshi është kritik i madh i vetes. Në një intervistë për “Edicionin Veror”, ai ka rrëfyer se nuk i dëgjon kurrë këngët e tij në makinë.


“Unë jam shumë kritik i vetes dhe në makinën time nuk ka asnjë këngë timen. Unë dëgjoj muzikë orkestrale”, – është shprehur ai.


Mirëpo, këngëtari nuk i ka kuryser kritikat as ndaj kolegëve, duke thënë se për disa këngë duhen censuruar.


Kohët e fundit kanë dalë shumë artistë, që nuk di se çfarë po bëjnë. Nuk po them se janë pa vlera, por nuk besoj se është ajo që duhet. Besoj se duhet të ketë censurim. Ka disa pjesë në këngët e disa personave që duan censurim. Edhe në botë ka raste, por nuk merren me drogën, por përcjellin mesazh. Përdoren fjalë banale dhe kjo më çudit” – është shprehur Erik Lloshi.



Etiketa:

Pas