Modelja e njohur Chrissy Teigen, e cila njihet gjithashtu si bashkëshortja e këngëtarit John Legend, i ka shokuar ndjekësit e saj në “Instagram” me një foto të publikuar së fundmi. E ulur në një karrige, e veshur vetëm me peshqir, ndërkohë që pranë saj shihet një vajzë dhe një djalë, Chrissy shfaqet me këmbë të hapura dhe të ngritura përpjetë.
“Kur kam qenë e re, make-upi ishte vetëm për fytyrën. Por, tashmë i bëj ndonjëherë make-up edhe trupit”-ka shkruar krahas fotos Chrissy, duke shpjeguar edhe atë ç’ka fshihet pas fotos.
Modelja 33-vjeçare është komentuar gjithnjë për pozat e saj aspak të zakonta dhe mungesën e kompleksitetit.