Sport

“Më kërkoi Reali, por ëndrra ime ishte Barça”, rrëfehet mesfushori






               Publikuar në : 16:30 - 04/09/19 |
mapo.al

Bëhet fjalë për Cesk Fabregas, i cili aktualisht aktivizohet me francezët e Monakos, ku kaloi në janar të këtij viti nga Çelsi. 32-vjeçari ka dhënë një intervistë për spanjollen “AS”, ku flet për të kaluarën e tij, për ofertën e Realit të Madridit dhe ëndrrën për Barcelonën.


Unë isha në kontakte me Perezin për t’u transferuar te Real Madridi. Ai më kontaktoi mua më shumë se një herë ose dy herë. Për herë të parë më kontaktuan kur isha 18-vjeç dhe më ofruan një rrogë shumë të mirë, por unë ndihesha mirë te Arsenali.”, theksoi Fabregas.

Gjithashtu ai tregon edhe një rast kur u dëmtua, dhe madrilenët i dërguan një letër atij.

“Unë nuk mund të largohesha nga “Topçinjtë”, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës Real Madridit për mënyrën se si më trajtuan. Kur isha 23 vjeç unë u dëmtova dhe “Los Blancos” më dërguan një letër shumë të bukur. Mua më pëlqeu interesimi i tyre, por ëndrra ime ishte të luaja për Barcelonën dhe çdo gjë shkoi shumë mirë.”, përfundoi spanjolli.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas