ShowBizz

Me kimono të gjelbërt dhe makiazh, Smith parakalon në tapet të kuq






               Publikuar në : 14:12 - 10/10/19 |
mapo.al

Këngëtari i njohur Sam Smith ka tërhequr së fundmi vëmendjen mediatike me paraqitjen e tij në Attitude Awards, të organizuar për të tetin vit radhazi nga komuniteti LBGTI. Ai parakaloi në tapetin e kuq të eventit me një kimono të gjelbër prej tyli. Smith u pikas edhe për makiazhin e tij.


Artisti, i cili e ka pranuar tashmë prej vitesh prirjen seksuale, u shpreh se tashmë ka vendosur që të mos e vrasë më mendjen për atë se ç’ka mendojnë njerëzit rreth tij.



“Jam shumë i entuziazmuar dhe i privilegjuar që jam i rrethuar nga njerëz që më mbështesin në këtë vendim (i të qenurit homoseksual), por gjithnjë kam qenë shumë i nervozuar për ta komunikuar, sepse e vras shumë mendjen për atë që mund të mendojnë njerëzit. Megjithatë, kësaj gjëje tashmë i ka ardhur fundi”-është shprehur Sam Smith, i rreshtuar midis 13 të ftuarve VIP.

 

<
>
PRI_89195177 PRI_89194705


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas