Aktualitet

“Më kishin premtuar punë” – Burg për të riun që i vuri flakën Drejtorisë Arsimore, Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 07/03/21 |
mapo.al

Gjykata ka vendosur sot masën “Arrest me burg” për Indrit Alushajn, 33-vjeçari që i vuri flakën Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier. 






I riu kishte aplikuar për punë si mësues në portalin “Mësues për Shqipërinë”, por nuk u përzgjodh. Kësisoj, ka menduar të hakmerret duke i vënë flakën godinës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Fierit.


Raportohet se Alushaj, përpara se të hynte në gjykatë, ka pohuar për mediat se prej tre muajsh kërkonte punë ndërkohë që i kishin premtuar një vend pune dhe s’ia kishin dhënë.





Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Indrit Alushaj hyri në katin e dytë të godinës së DAR, e spërkati me benzinë dhe më pas i vuri flakën.



Policia ra në gjurmët e të riut përmes kamerave të sigurisë, duke e arrestuar brenda pak minutash nga vendosja e zjarrit.



 

1


Etiketa: , ,

Pas