Aktualitet

Me kokainë e kanabis në makinë, kontrolli i policisë fundos dy të rinjtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 23/02/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës godet dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.






Mësohet se gjatë kontrollit në makina, policia ka mundur të gjejë kokainë dhe kanabis.


Policia thotë se ka arrestuar tre persona si dhe 2 automjete, por edhe sende të tjera të kundërligjshme.





Njoftimi i Policisë



Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në afërsi të shkollave apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Lexo edhe :  Kapet me kokainë dhe tenton t'i nxjerrë armën policëve, arrestohet 37-vjeçari

E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas