Kryesore

Me koronavirus, Silva Bino flet nga Infektivi: E di ku mund të jem infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 28/09/20 |
mapo.al

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino rezultoi pozitive me koronavirus pas testimeve dhe ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv të QSUT.


Sot ajo ka folur për mediat duke theksuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bino rrëfen edhe se ku mund ta ketë marrë virusin, pasi siç shprehet në një moment na neglizhuar respektimin e masave anti-COVID.


“Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam çeduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani”, tha Binov për mediat, duke shtuar se për më gjatë do të flasë më vonë. Silva Bino ndodhet nën kujdesin e mjekëve te Infektivi, ku do të duhet të qëndrojë për disa ditë, derisa tamponi të tregojë vlera negative.


132 raste të reja u konfirmuan sot me COVID-19 në vendin tonë. Numri total i të prekurve arrin në 13 391. 95 qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin në 7629.


Ndërsa Humbje jete 380 qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të rënduara nga virusi i rrezikshëm. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.


Rastet aktive me sëmundjen të cilët po trajtohen në shtëpi apo spital janë 5382.

LEXO EDHE: 

Silva Bino me koronavirus, Manastirliu: Në gjendje të stabilizuar


Etiketa: , , ,

Pas