Aktualitet

Me koronavirus tre ushtarë shqiptarë të KFOR, reagon Ministria e Mbrojtjes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 29/04/20 |
mapo.al

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, 3 efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.


3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.


Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.


Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.


Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre.

“Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

LEXO EDHE: 

Kthehen nga Kosova dhe rezultojnë me koronavirus, shtrohen te Infektivi tre ushtarë të KFOR-it


Etiketa: , ,

Pas