Kronika

Me kufje në vesh dhe i gjakosur, foto e Hekuran Billës pas vrasjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:37 - 12/06/20 |
mapo.al

Janë publikuar fotot e para të momentit pas vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. 40-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kaluar, ndërsa janë shkrepur fotot e rënda, që tregojnë momentin kur policia nxjer viktimën nga mjeti. Siç shihet, Billa është me kufje në vesh dhe njolla gjaku në kokë, në momentin kur sapo është qëlluar.






Familjarët e 40-vjeçarit janë pyetur në polici. Mësohet se ata kanë thënë se nuk kanë konflikte për ngjarjen e vitit 2006. Sipas tyre atë konflikt e kanë mbyllur. Në fakt, kjo ishte edhe një nga pistat kryesore të policisë, pasi Hekuran Billa në vitin 2006, akuzohej se kishte vrarë 22-vjeçarin Prel Marku në Angli ku qëndronte si emigrant.








40-vjeçari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika ku qëndronte me dokumente të rregullta dhe po jetonte këto ditë në Durrës tek disa familjarë të tij.




Autorët e ekzekutimit të Hekuran Billës mbrëmë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë sipas policisë kanë qenë profesionistë. Kjo duket edhe nga mënyra e organizimit të atentatit por edhe të realizimit të qitjeve, të cilat janë në një precizion të lartë.



Arma e përdorur në këtë atentat sipas policisë është një automatik MP5, e cila është kryesisht në inventarin e forcave speciale të vendeve të ndryshme të botës për shkak të precizionit dhe qendrueshmërisë së saj.

Pas krimit autorët u larguan me një automjet, i cili u gjet më pas i djegur në zonën e Pezës.

LEXO EDHE: 

I dënuar me burg përjetë në Britani, si u lirua nga gjykata shqiptare Hekuran Billa

Vrasja në ‘Komunën e Parisit’/ Hekuran Billa dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë

 

1


Etiketa: , , , ,

Pas