Një sasi e madhe eurosh në drejtim të Greqisë, është kapur nga policia kufitare në Kakavijë.
Një 30-vjeçari nga Saranda, i cili po udhëtonte me automjet drejt vendit fqinj, i kanë gjetur gjatë kontrollit 30 mijë euro të padeklaruara.
Kjo i ka kushtuar shtetasit shqiptar ndalimin e menjëhershëm drejt Greqisë.
Është hera e dytë, brenda një jave, që forcat e Policisë së Stacionit Kufitar të Kakavijës zbulojnë sasi parash të huaja në tentativë për të kaluar drejt Greqisë dhe anasjelltas.