Për disa fansa të makinave, kjo është një goditje e rëndë. Një person po transportonte makinën e tij, një Audi R8 për në një ekspozitë makinash në Essen të Gjermanisë.
Audi sapo kishte përfunduar lyerjen dhe… Një Mercedes u përplas duke shkaktuar një aksident ku u dëmtua edhe makina Audi.
Shoferi i kësaj të fundit është dëshpëruar shumë.
“Më mirë të më kishin thyer këmbën sesa të më dëmtonin makinën,” thotë ai për gazetën gjermane Bild. Dëmi i shkaktuar kap 45 mijë euro.