Aktualitet

Me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtari shqiptar









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:32 - 20/01/21 |
mapo.al

Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.



I identifikuari me inicialet Xh.I. nuk dihet se si vdiq, ndonëse autoritetet kanë nisur hetimet.


Lajmi i trishtë konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes, e cila garanton bashkëpunim me komandën e operacionit për hetim të plotë të rrethanave.




Ushtari Xh. I. është i dyti shqiptar që ndërron jetë gjatë misionit në Afganistan; në shkurt të vitit 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.



Ndërsa në 2019-n ranë në krye të detyrë gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.


Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.  Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.  Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas