Kronika

VIDEO – Autorët me motor e kallashnikov, si i shpëtoi atentatit Ylli Ibrahimi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 14/01/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO siguron pamjet e atentatit ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në Milot.



Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash. Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr, ndërkohë që objektivi ishte në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë.


Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.



45 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u soll për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.



Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera. Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por ende pa rezultat.


Ylli Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ish-biznesmeni i basteve dhe nuk përjashtohet mundeësia që ngjarja të ketë lidhje me konfliktet e tij.

(Visited 1 times, 1 visits today)


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas