ShowBizz

“Më mundi mua dhe Obama-n”, George Clooney tregon super talentin e bashkëshortes së tij Amal














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 04/12/20 |
mapo.al

Aktori George Clooney ka treguar gjithmonë sa shumë e vlerëson dhe sa i lidhur është me bashkëshorten e tij, Amal.






Ai ka rrëfyer se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë në momentin që njohu partneren, e cila është dashuria e jetës së tij.


Clooney nuk kursehet në intervista me rrëfimet plot dashuri për bashkëshorten, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe një talent të sajin.







Aktori ka zbuluar se teksa luanin në shtëpi basketboll me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Amal i ka mundur që të dy!



“Po luanim me gjuajtje të lira në shtëpinë tonë në Angli. Ju besohet që Amal na mundi të dyve. Aty kuptuam që ka talent edhe në basketboll”– ka rrëfyer George.

George dhe Amal u takuan në vitin 2013 dhe mes tyre lindi dashuria me shikim të parë. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa në vitin 2017 u bënë prindër të binjakëve.



“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney më herët.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas