Ish konkurrentja e “Big Brother Albania”, Françeska Jace, është një ndër personazhet publikë që di gjithnjë sesi të tërheqë vëmendjen. E ndjekur së tepërmi në rrjetin social “Instagram”, ku poston kurdoherë fotografi provokuese, një ndjekëse i ka komentuar me shaka se po e ndan nga i shoqi.
“Françi, na ndave nga burri. Nuk i pëlqej më unë”– i ka shkruar ndjekësja, e cila ka marrë po ashtu një përgjigje me humor nga Françeska. “Hahaha, të bëj biletën unë dmth”– i është kthyer ish konkurrentja e “Big Brother Albania”, duke nënkuptuar kështu ikjen e saj nga vendi.