Nga Ervis Iljazaj
Pas shumë vitesh, ndoshta për herë të parë, Shqipëria ka një ministër të Brendshëm i cili është një profil totalisht ndryshe nga ata që jemi mësuar të kemi patur deri më tani.
Sandër Lleshi, është një personash që më së paku, nuk vjen nga një e kaluar politike, edhe pse ka mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit. Në këtë kuptim, emërimi i tij në postin e ministrit të Brendshëm, është një hap i parë për të shtensionuar klimën politike dhe normalizimin e saj.
Sepse, siç është vërtetuar kohët e fundit, ministri i Brendshëm ka qenë gjithmonë në ciklonin e betejës politike, duke qenë se ky është një sektor mjaft delikat dhe i ndjeshëm i politikës shqiptare. Historikisht ka qenë kështu. Ndoshta, me një profil të tillë në krye të Ministrisë së Brendshme, ky dikaster jetik për Shqipërinë, do të marrë formën e një ministrie më të pranueshme, më civile, dhe do të largojë agresivitetin që e ka shoqëruar gjithmonë.
Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë. Por, intervista e parë e tij në emisionin opinion, vërteton tërësisht qasjen ndryshe të ministrit të ri të Brendshëm. Me tone të ulëta dhe i kujdesshëm, Sandër Lleshi, tregoi profilin e një profesionisti të fushës, larg të qenit militant partie apo një personalitet konfliktual siç jemi mësuar me ministrat e Brendshëm që kemi patur deri më tani.
Kjo nuk do të thotë se ai do të jetë totalisht autonomi dhe i pavarur nga qeveria ku pjesë. Një gjë e tillë është e paimagjinueshme. Por, minimalisht tashmë kemi të bëjmë me një profil ministri që mund të konsiderohet normal. Dhe, politika shqiptare ka vuajtur shpesh nga mungesa e normalitetit.
Sepse, një nga problemet e shoqërisë shqiptare, që është ai i kriminalitetit, është padyshim i lidhur dhe i ndikuar nga profili i ministrave të Brendshëm që kemi pasur përgjatë gjithë tranzicionit shqiptar. Ose më së paku, profili i ministrave që kemi pasur deri më tani, nuk ka ndihmuar aspak në luftën kundër tij.
Posti i ministrit të Brendshëm, sot dhe dje, i është besuar një profili politikani të fortë, me koniunktura të shumta politike dhe interesash, ndonjëherë, siç është rasti i ministrit të fundit apo edhe atij paraardhës, me probleme personale ose të rrethit familjar me ligjin.
Në këtë kuptim, mesazhi që i jepet shoqërisë, por edhe vetë grupeve kriminale, është totalisht i gabuar. Në fund të fundit, lufta ndaj krimit nuk kërkon vetëm profesionistë të mirë, por edhe frymë, e cila përcillet nëpërmjet zgjedhjeve politike dhe morale në krye të këtyre institucioneve.
Kështu që, ka ardhur koha që, ministri i Brendshëm i Shqipërisë të jetë një profil civil dhe moral, larg të qenit politik, larg të qenit qoftë edhe moralisht i implikuar apo i përfolur për historira si ato të fundit që kemi dëgjuar.
Përtej çdo respekti personal apo paragjykuar punën personale të askujt, profile të tilla të ministrave të Brendshëm nuk kanë ndihmuar aspak klimën politike në vend dhe luftën kundër krimit.
Për shkak të historive, të cilat janë kthyer pothuajse të përditshme, me akuza dhe kundërakuza për lidhjet e politikës me krimin, sidomos me akuza që kanë si fokus kryesor ministrin e Brendshëm, situata politike ndodhej në një gjendje të tensionuar konstante, duke u kthyer në një kosto të madhe po shndërrohej në një gjendje të tensionuar konstante.
Kështu që, të shpresojmë se, kjo është hera e duhur për të patur një ministër të Brendshëm larg konflikteve politike, dhe të fokusuar të politikat e rendit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ministria e rendit , është kthyer tashmë në një sektor jetik për të ardhmen e vendit dhe proceseve të saj të integrimit.
Sepse, i vetmi kriter që do të merret parasysh për hapjen e negociatave të vitit që vjen, me siguri, do të jetë ai i indeksit të krimit. Në këtë kuptim, Ministria e Brendshme është ndoshta ministria më e rëndësishme e Shqipërisë për vitin që vjen. Të shpresojmë se, profilit i Sandër Lleshit, të mos “infektohet” rrugës nga koniunkturat dhe luftërat politike për hir të së ardhmes së vendit.
Zoti Ilir !
Me gjeni nje vend te BE ku minister I brendshem vihet nje ushtarak, madje ky eshte nje post civil I gjithepranuar nga demokracite perendimore.
Sa per aftesite e tij ne kete post nuk mund te shprehem. Di qe eshte edukuar me mesimet e Enverit qe ne shkollen parauniversitare…….!!!!
ti thuah normal nje komunisti stalini,enveri,ramizi,ruqi,keshilltare i nje shizofreni si rama eshte si ti thua fekaleve ne qenefin e negjmijes mjalt geshtenje.ani iljazaj ani e meritove nji bonus prap tek roshi per te ta ber ne grup.
Zoteri ka mbaruar shkollen e Enverit qe te ruaj atdheun ska lidhje me komunizmin njeri excellent ne cdo aspekt ju uroj kolegu I’m me respekt Spiro
Nëse dëgjuat intervistën e Z. Lleshi te “opinioni” i Fevziut, duhet të kishit dalë me tjetër konkluzion. Ai tha se kishte respekt të madh për udhëhjeksin tonë dhe se dy ish- ministrat paraardhës ishin ok. Pastaj shtoi se policia nuk është e rrënuar dhe e dalë jashtë kontrollit, se ata nuk infiltrojnë me bandat, se nuk ka ndodhur asgjë me drogën, se shumë shefa të larguar në drejtim të paditur( mbi 100 syresh), sigurisht që ne jemi në rregull me policinë dhe ata që i drejtojnë, sipas gjykimit të artikullshkruasit dhe ministrit të ri , të padekretuar ende. Dorëheqja e Xhafës apo shkarkimi i paraqitur si dorëheqje, sipas Ramës , bëhet sepse ka punuar mirë dhe meriton të shpërblehet, siç pat thënë edhe për Tahirin. Por largimi i tij ka kuptimin që bandat duhen lënë të lira, biles edhe ata që u arrestuan duhet liruar sepse na duhen për zgjedhjet e ardhshme. besoj se kështu do të ndodh. Le të presim dhe të shohim si do të venë punët…
Nga intervista me z. Lleshi që pritet të dekretohet si ministri i tretë i mbrendshëm i “rilindjes”, më ka ngelur në kujtesë deklarata e tij prej ushtari e jo gjenerali, se për çdo dështim në detyrën e tij, fajet do ti marë vetë e për çdo sukses meritat do ti ketë eprori, komandanti Rama.
Për të tjerat është shumë herët të komentohet.