Qëndrimi i prerë i autoriteteve zyrtare shqiptare dhe mbështetja e plotë e opinionit publik korrën një sukses. Ndërprerja e kërkimeve në det të kompanisë norvegjeze, me urdhër të Qeverisë greke, është një hap i rëndësishëm përpara, për një Politikë të Re të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Veprimet nervoze, në fund të fundit të arsyetueshme, të Republikës helene që ndaloi ministrin e vet të Jashtëm të vizitojë Shqipërinë, vetë anulimi i vizitës së kryeministrit Cipras, nuk e ndryshuan qëndrimin shqiptar.
As edhe largimi i pakuptimtë i zotit Dule nga nënkryesimi i Kuvendit të Shqipërisë. As edhe ulërimat primitive dhe luftënxitëse të Mitropolitit Andreas, të cilat janë tashmë një jehonë e një kohe të perënduar.
Shqipëria dhe shqiptarët, ndoshta nuk janë më një Republikë bananesh. Ndoshta nuk jemi më një Republikë e supës, shërbyer në tasa alumini, e uritur për thërrmijat e mbetura në tryezat e zengjinëve të mbingopur.
Pavarësisht që jemi krejtësisht të papërsosur në shumë drejtime. Dhe jemi ndoshta të kredhur në një varfëri të skajshme dhe të pamerituar. Kemi humbur rrugës së transformimeve të mëdha shuma kode morale, por fatmirësisht kemi zhbërë edhe shumë të këqija, që buronin nga mizerja ekstreme ku zbarkuam mbas viteve ’90.
Por gjithsesi, duket se kemi nxënë edhe ca gjëra thelbësore. E mbi të gjitha, kemi hipur dy shkallë të rëndësishme më lart. Jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk kemi ngelur në klasë në sprovat europiane, pavarësisht rezultateve të pakënaqshme.
Së pari, kemi përcaktuar një aleancë të drejtë gjeopolitike. Si vullnet popullor, i lexuar mirë nga klasa politike shqiptare. Më kujtohen “incidentet” e vitit ’94, ku Berisha u la praktikisht i vetëm në “betejën” e tij gjeopolitike, që praktikisht i kushtoi shumë rëndë politikisht për një kohë shumë të gjatë. Në opinionin publik tonë të brendshëm dhe në atë europian, Shqipëria dhe Berisha u demonizuan. Sigurisht edhe për shkak të diletantizmit që Shqipëria kish atëherë në politikën e vet të jashtme, por padyshim edhe nga superioriteti absolut që Greqia zotëronte në ndërveprimin ndërkombëtar. Gjithsesi, aleancat e zgjedhura drejt dhe në vazhdimësi të pandërprerë, kanë sjellë frutet e tyre. Sot pra, nuk jemi më Askushi.
Së dyti, Shqipëria, edhe për shkak të pafuqisë së saj, nuk ka qenë asnjëherë në kërkim të aventurave ndërkombëtare. Por është përpjekur të mbrojë, gjithmonë e më pak keq, interesat e saja, të shitura dhe të shpërdoruara jo pak herë dhe fare lirë.
E pra sot, kemi më shumë legjitimitet kur kërkojmë që Drejtësia Ndërkombëtare të veprojë sipas ligjeve të saja, që nuk i kemi vendosur ne, por që i kemi respektuar ato saktësisht. Ndoshta nga pafuqia dhe mediokriteti, por e vërteta është se kështu ka ndodhur.
Së treti, kërkimet në Detin Jon dhe autorizimi i qeverisë greke për t’i zhvilluar ato, në mënyrë arrogante dhe në shkelje flagrante të së Drejtës Ndërkombëtare, janë veprime që nuk përputhen me dy standarde të reja.
Standardi i Parë, Shqipëria nuk është sot ajo që ishte një shekull më herët.
Standardi i dytë,Europa e sotshme është Europë edhe e shqiptarëve. Gjithmonë në respekt dhe në paanësi të së Drejtës Ndërkombëtare.
Është pra një Lajm i Mirë ky refleksion inteligjent i autoriteteve helene dhe padyshim një vlerësim për kryeministrin Tsipras, në reagimin e tij të deritashëm për ndërprerjen e kërkimeve në hapësirën e diskutueshme detare Shqipëri-Greqi.
Por edhe Rama nuk mori me këtë rast një dhuratë të vogël, në “kokëfortësinë” dhe rezistencën e rrëfyer. Pavarësisht kriticizmit dhe luftës së brendshme politike.
E cfare suksesi pa???!!! I papapre me pare Zoti . Zheji
Po ` sukseset ` e tjera te koheve ( javeve ) te fundit pse nuk na I shpalos ???? Apo na I ke rezervuar per kur te ` nderosh` flamurin e rilindjes me ndonje flamur tjeter.
Hajt mo do presim me ` qetesi dhe dashuri` deri atehere qe te shijojme edhe shpalosjen Tuaj te radhes ne sherbim te ` te mires publike`
Do ta kishim quajtur si nje veprim te guximshem e patriotik, sikur qeveria socialiste, menjehere sapo nje anije norvegjeze e kontratuar nga qeveria greke te hynte pa leje ne ujrat shqiptare, ta kapte e sekuestronte ate apo ta detyronte te merte rugen e kthimit pa filluar punen.
Sa per historine e Dules, besoj se nuk ka shqiptar te mos ta kete kuptuar se nuk eshte Rama qe “e perzuri” ate nga kryesia e kuvendit. Ai sic pritej dha vete dorheqjen.
Ka tjeter hall tani Rama.
Me Dulen e Greqine do ti “regulloje” punet me ndonje batute sa te perfundojne zgjedhjet vendore.
Tani i duhen numurat per kryesimin e bashkive nga aleanca socialiste.
As po pyet me fare se kush vjen ne kete aleance nga ata qe i ka telendisur publikisht me fjalen e fundit, vjen Idrizi apo Ramizi.
Rendesi ka qe gjithe pushteti ti kaloje sovjeteve.
Nuk ka vend per eufori.
Anija norvegjeze qe ka shkelur ne menyre flagrante te drejtat nderkombtare, duke punuar gjat viteve 2012/2013 brenda hapsires detare shqiptare qe percakton dhe njeh OKB, duhet tu nenshtrohet sanksioneve dhe te penalizohet.
Ka mundesi, qe terheqja te kete filluar nga anija norvegjeze, e cila i ka kerkuar shtetit grek qe nuk mund te vazhdoje me punen- nga frika e sanksioneve. Norvegjezet jane shtet me njouri te thella mbi detin, dhe e dine qe kane shkelur ligjet e OKB ne menyre flagrante.
Greket nuk mund te gjejne anije tjeter, sepse jane shume te rralla dhe te specializuara, prandaj dhe u ndalen.
Te rime shtrember dhe te flasim drejte, ky ishte nje sukses i kesaj qeverie qe nuk u terhoq nga presioni i grekeve dhe indiferenca e turpeshme e opozites . Jam dakort me mendimin e Detit Jon qe shteti shqiptare duhet te hedhi ne gjyqe anijen Norvegjeze, keshtu do ti tregoi Greqise (edhe njehere) se ne jemi shume serioze ne te drejten tone, por do ti japim dhe nje mesim te mire te gjitha anijeve te tjera fantazma qe mund te guxoin dhe kerkoin perseri aty pa lejen e shtetit shqiptare. Le te shpresoim qe edhe ne te ardhmen qeveritaret shqiptare te tregoin dinjitet ne mardheniet me fqinjet tane shoviniste.
ppolitikanet tan duhete te mesohen te kerkojen te drejtat pa dallim partie duhet te jen mbi te gjitha patriot pastaj politikan qe ti dregojen vendin cdo filo greku apo serbi apo kushdo tjeter,edhe tjetera me kryesorja ta duan vendin e tyre e mos ta shesin kurr per lemosh se do ta pesojen shum keq ata edhe femijet e tyre. te jen te bashkuar. rrofet shqipetaria.respeket i mikut VDEKJA e armikut.
Pse ke dyshim qe nuk je???
Per cubat kolone aziatik po,per shqiptaret absolutisht jo.
Çdo ngjarje që ndodh mund të tregohet në 40 mënyra, sëpaku, por ka zëra që thonë se politika e jashtme e Shqipërisë ka ikur për lesh, sepse vetëm në një javë ne i bëmë rrokopujë të gjitha miqësitë me fqinjët ose i kthyem në armiqësi. Pra,varet se çfarë pozicioni ke zënë për t’i parë gjërat. Është si të ngrihet dikush dhe të thotë se është mirë të kesh ca deputetë kriminelë në parlament sepse me këta do të luftojmë ca kriminelë të vegjëj nga shtresat e ulta të popullit. Apo të thuash se administrata don njerëz të pashkollë, por ama të përkushtuar, tifozë partie që i morëm nga rruga dhe i punësuam. Paradokset dhe absurditeti i kësaj qeverrie nuk ka të sosur. Shikoni se si bëhet fushata elektorale dhe nxirrni mësime. Shikoni meritat e ministrit Beqja dhe bëni hajgare kosove. Le të pregatitemi për Funeralin që paralajmëron Blushi dhe secili të pregatisë fjalimin e tij mortor siç i ka hije ….
Give him due (“jepi ate qe i takon”) me duket se nuk po i jep ate qe i takon qeverise.
Se qe ishte sukses, kjo nuk diskutohet, por menyren se si do ta tregosh, e ke ti ne dore ta zgjedhesh.
po qfare suksesi o derra-ajo anije as nuk eshte dashur te lejohej te fillonte kerkimin.kete rama ja lejoi kete vit.rama vet i therret vet i perzen si doshin,frrokun,ndoken etj.ky nji her e ben turpin pastaj kerkon ta laj por njolla mbetet si zheji qe eshte zhyll i metes.
Zoti Zhei,qe te te koptoj une e para duhet te flasesh nje gjuhe qe te jep te drejten te kesh njefare te drejte apo nderi.
Cjane keto fjale qe ke shkruar dhe te kujt gjuhe i perket pastaj llafosemi.
Per kuriozitet 1/3 e shkrimit tend nuk gjeta ndonje fjale Ilyre qe te jep te drejten ty te besh kokoshin.
A jane keto :autorite,opinion,publik,sukses,compani,politike,nervoz,minister,anulim,vizite,qendrim.larg,primitiv,transformim,shume,moral,edhe,mizerja,ekstreme,kuriozitet,etj,etj,etj,
A ke gjetur ty zotrote pervec ghuhes Greke dhe Grekolatine ne arkeollogjine e vfendit te quajtur Albanistan?
Eshte e turpshme por edhe shume domethenese qe ka jo pak komentues pa mend, pa nder dhe pa moral qe ( te pakten ) ne vend qe te heshtin, i kundervihen nje qendrimi atdhetar te qeverise shqiptare ne marredhenie me Greqine. Jane keta horra dhe plehra kombetare qe, jo vetem nuk paten kundershtuar por kane perkrahur veprimet antikombetare te qeverise Berisha kur nenshkroi Marreveshjen Antikombetare te Detit me Greqine qe i jepte 255 km2 det fqinjit. Eshte kjo marreveshje antishqiptare qe do i shihet sherri edhe per disa vite dhe dekada.
Zheji pikerisht ne momentin qe politika e jashtme eshte konsideruar si nje politike aguridhe sepse brenda nje jave ka krijuar probleme me Greqine, me Turqine dhe me Maqedonine,pikerisht ne kete moment ai merr ne mbrojtje dy miqte e tij Rama-Meta.
Zhejit doja t’i kujtoja nje shprehje te Ainshtajnit se: bota nuk behet e keqe sepse ka njerez te keqinj,por sepse ka njerez qe mbrojne te keqen.
Dhe Zheji po behet gjithmone e me teper nje mbrojtes i se keqes ne Shqiperi.
Imami(aksidentalisht zheji),nuk eshte gje tjeter vecse alter ego e Idrizit:
Kane puthur cfardo dore,sado e felliqur dhe re te mbaje ajo,boll te cfrytezojne postet dhe paret,qe mund te perfitohen prej saj.
Dhe te dy keta kane te perbashket qe ngrihen mbi themele te mesjetes te pushtuesit anadollak dhe perjetohen nga shqiptari si raste denatyrimi pervers geni shqiptar.
Alekym selam padronit tuaj te radhes idriz-imami.
Kemi te drejten tone ti kerkojme anijes apo edhe firmes norvegjeze, te na jape te gjitha te dhenat mbi resurset qe ka zbuluar ne siperfaqen tone te detit, kemi te drejten ti kerkojme te ruaj sekretin e resurseve tona karshi Greqise dhe cdo vendi apo organizmi tjeter.
Une si i drejte mendoj se e “drejta jone” ka te drejte, dhe si e drejte qe eshte duhet te drejtohet, …..! Per kete e drejta jone duhet ti derjtohet te drejtes nderkombetetare qe e drejta tjeter ti jape te drejte te drejtes sone……….. qe e drejta jone te shkoje ne vend !!
Shqiperia ka nivelin e varferise me te lartin ne rajon. Korrupsionin me te larte. Zbatueshmerine e ligjit me te ultin. Te ardhurat per fryme me te ultin ne Ballkan. Keto jane fakte. Duhet te jesh Taulant Ball per ti quajtur sekses keto deshtime.
Vazhdohet te abuzohet me militantizem partiak me fantazine se Berisha “ja shiti detin” Greqise.
Kush me thote, se a ka ndodhur pas vitit 2009 kur po behej nareveshja detare midis Greqise e Shqiperise per bregdetin e Jonit, qe ndonje anije greke apo qofte edhe norvegjeze te futej ne keto ujra pa lejen e autoriteteve shqiptare ?
Perse ndodhi qe kjo anije norvegjeze hyri per punime ne ujrat shqiptare, pikerisht ne kohen e kesaj qeverisje ?
Akoma nuk eshte e kjarte se perse u terhoq kjo anije nga ujrat tona bregdetare, nga kerkesa e qeverise Rama-Meta, nga frika e pronareve te kesaj anije qe mund te ndeshkoheshin se kane hyre ne ujrat bregdetare shqiptare pa leje, nga ndonje terheqje veshi e BE qeverise greke per kete shkelje flagrante te teritorit shqiptar apo arsy te tjere te pa njohura per publikun.
A eshte sukses ?
Sigurisht qe po, por do te kishte qene me mire qe Greqia te mos ta kishte mare kete hap, e pronaret e anijes norvegjeze te mos guxonin te hynin ne ujrat shqiptare pa lejen e qeverise sone.
Nese me kete ngjarje kalojme ne euforine per te quajtur si sukses gjithe politiken e jashteme aktuale shqiptare, kjo do te na kujtonte pergjigjen ndaj pyetjes “Kush eshte kulmi i patriotizmit ?”
E pergjigja : “Te ulesh bydhe zhveshur mbi nje sobe te ndezur e te kendosh hymnin e flamurit “
Sektori i dezinformimit punon me kapacitet te plote per te majtet. E kane trashegim nga PPSH. Shembulli me i mire eshte avioni i droges ne Divjake! Qeveria Rama deklaroi se eshte dezinfektim per mushkonja! Pastaj sukses i policise shtetit e ne fund, inskenim i opozites! Shpif, shpif se dicka do mbetet! Pastaj natyrisht bejne sukses deshtimin dhe fukarallekun e quajne Mireqenie. Nen kujdesin personal te Rames e Velise.
Te lumt o Zotni i nderuem!
Jam krenarë që edhe ne Shqiptaret nje here u beme Zot te vetevetes. Dhe gjithashtu, guximshem duhet t’i ndalim apetitet e fqinjëve gllabërues! Dhe njëherë e mirë, dashakeqinjëve duhet t’u themi: STOP!!!! Zotni Zheji, jeni i mrekullueshem në shkrimet tuaja analitike. Me besoni sinqerisht se në hapësirat gjithshqiptare se keni edhe një të dytë….
Përzemërsisht ju përshendesim nga Prishtina