Aktualitet

Më në fund! Tea na tregoi si është marrëdhënia e saj me Andin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 07/03/21 |
mapo.al

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”  është trajtuar historia e një gruaje, e cila pas shtatzanisë kishte shtuar peshë.






Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të saj, ajo nuk ia kishte dalë mbanë që të humbiste peshë dhe si rrjedhojë kishte humbur vetëbesimin.


Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka qenë e ftuara speciale për t’i dhënë një mesazh mbështetës,  e cila gjithashtu kishte pasur probleme me peshën.







Kujtojmë se fotot e Teas dhe Beartit së bashku disa javë më parë bënë “xhiron” e rrjetit.



Ajo dhe Bearti për herë të parë pranuan që ishin të lidhur së bashku duke ngritur dyshime të mëdha nëse lidhja që ajo kishte më parë me Andin në“Përputhen” kishte qenë ndonjëherë e vërtetë apo jo.



Në “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi se historia e dashurisë me Beartin kishte nisur që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë. Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem”, tregoi Tea.

1


Etiketa: ,

Pas