fbpx

ShowBizz

Me një buzëqeshje rrezëllitëse, ja kush është femra më seksi e vitit





               Publikuar në : 12:14 - 11/06/19 |
mapo.al

Ish-Miss Universe Olivia Culpo është cilësuar nga revista “Maxim Hot 100” si gruaja më seksi e vitit. “Gjithmonë e kam parë “Maxim Hot 100” me admirim”-ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos së kopertinës, të cilën e ka publikuar në “Instagram”.


“Ka pasur kaq shumë gra të mençura dhe të suksesshme që më kanë frymëzuar mua dhe karrierën time në shumë mënyra, ndaj ky cover është i rëndësishëm për mua. Akoma nuk mund ta besoj”-ka vijuar më tej ajo.



Brunia seksi, e cila shquhet për një buzëqeshje rrezëllitëse, ka patur si pararendëse të saj këngëtaret e njohura si Taylor Swift e Miley Cyrus, Olivia Wilde dhe Hailey Baldwin. Ndërsa vitin e kaluar, në vend të parë ishte pozicionuar modelja Kate Upton.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas