ShowBizz

Me një projekt të ri muzikor, Dua Lipa: Jam shumë nervoze














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 06/05/19 |
mapo.al

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar fansat se po punon për sjelljen e një projekti të ri muzikor. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Dua është shprehur se ndihet shumë nervoze dhe e emocionuar për këtë projekt dhe më tej cilësoi se në treg do të vijë me një karakter tejet të veçantë.






“Këtë foto e realizova vetëm disa muaj para publikimit të albumit tim të parë. Tani unë po numëroj ditët mbrapsht për t’ju sjellë juve një projekt të ri muzikor. Jam shumë nervoze dhe e emocionuar për këtë kapitull të ri. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa edhe mua. Ju premtoj se po punoj shumë për t’ju sjellë diçka të veçantë. Ju dua shumë dhe faleminderit për gjithçka”-ka shkruar Dua krahas postimit.


23-vjeçarja, e cila po rezulton gjithnjë e më shumë e suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar, u shpërblye këtë vit për punën e saj me dy çmime Grammy.







https://www.instagram.com/p/BxGkmqVFHXm/




 



1


Etiketa: , ,

Pas