Robert Berisha i ka hedhur benzinë zjarrit dhe është kthyer në kryefajlën e të gjitha mediave, duke publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e një modeleje italiane.
Roberti dhe Maria Bove po darkonin së bashku dhe ishte bukuroshja seksi ajo që ndau në InstaStory një video me këngëtarin shqiptar.
Ata shkëmbyen një puthje në buzë teksa dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Dy javë më parë Robert Berisha përjetoi një nga ngjarjet më të trishta, pasi humbi nënën e tij. E ëma e Robertit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të. Gjatë kësaj kohe Roberti e ka kujtuar herë pas here nënën e tij, duke publikuar në rrjete sociale disa nga imazhet më bukura që ka me të.
Në këtë ditë të veçante me siguri ai do e ndjejë akoma dhe më shumë mungesën e së ëmës, me të cilën ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.